Please enter at least 3 characters.

Modelja që zbukuron gjoksin e zhveshur, i përgjigjet akuzave për pornografi të lehtë (Video)

2017/07/Modelja-që-zbukuron-gjoksin-e-zhveshur-i-pergjigjet-akuzave-per-pornografi-te-lehte-foto.jpg
25:"© YouTube/BBC The Social

Charlene O’Malley nga Inverness i Skocisë ka bërë bujë në internet me mënyrën se si zbukuron gjoksin me ngjyra dhe dekorime të ndryshme.

Por, 30-vjeçarja që është nënë e një fëmije, është akuzuar për ekzagjerim, shfaqje të lakuriqësisë, madje edhe pornografi të lehtë, transmeton Telegrafi.

“Shumica e kritikave kanë ardhur nga femrat, të cilat kanë mundur të jenë xheloze. Fakti që i kam gjinjtë me shtesa silikoni, mund të jetë temë diskutimi, por jo edhe mënyra si i zbukuroj” ka thënë O’Malley lidhur me rasti.

Duke insistuar se është vetëm një artiste grimi, ajo ka thënë se shikuesit është dashur të fokusohen në kombinimin e ngjyrave, formën e aplikimit dhe jo linjat trupore. /Telegrafi/