Please enter at least 3 characters.

Modelja mitrovicase Besa Istrefi i 'propozon' martesë Xherdan Shaqirit

2018/06/besaaaa-e1529749095326.jpg
280:"KALININGRAD, RUSSIA - JUNE 22: Xherdan Shaqiri of Switzerland celebrates following his sides victory in the 2018 FIFA World Cup Russia group E match between Serbia and Switzerland at Kaliningrad Stadium on June 22, 2018 in Kaliningrad, Russia. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Ishte shkëlqimi i dy shqiptarëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, ai që bëri krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë globit.

Urime të përzemërta dhe falënderime për dy futbollistët kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike përmes rrjeteve sociale.

Madje, një nga modelet më të njohura në vend, nuk është përmbajtur aspak as për simpatinë e treguar haptazi ndaj Xherdan Shaqiri.

Është kjo Besa Istrefi nga Mitrovica, e cila ka qenë shumë e përfolur në media për fotografitë e saj artistike nudo.

Në një imazh të hedhur në InstaStory, Besa shfaq momentin kur Shaqiri ka shënuar gol, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ka dëshirë të martohet me të.

"Oh la la, ma lerëni këtë Xherdanin ta martoj", shkruan modelja mitrovicase në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/