Please enter at least 3 characters.

Mjeku i Presidentit: Trump nuk ka nevojë të futet në karantinë sepse nuk ka sipmtoma të coronavirusit

2020/03/200313153802-03-trump-coronavirus-presser-0313-exlarge-169.jpg
176:"President Donald Trump speaks during a news conference about the coronavirus in the Rose Garden of the White House, Friday, March 13, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
10:"Evan Vucci

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë të lëshuar mbrëmë, se presidenti Donald Trump mbetet pa simptoma për coronavirus dhe karantina nuk është e nevojshme pasi ai ra në kontakt me dy individë që kanë virusin.

Në një memorandum të lëshuar pak para mesnatës, Navy Cmdr. Sean Conley, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, shkruajti se Trump "për pak kohë ra në kontakt" me një individ me të cilin bëri një foto, shkruan CNN.

Ai person është Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, transmeton Telegrafi.

Wajngarten filloi të tregojë simptoma të coronavirusit tre ditë pas takimit me Trump dhe më pas testoi pozitiv për Covid-19, shkroi Conley.

Të premten në mbrëmje, Conley tha se Shtëpia e Bardhë u bë e vetëdijshme se një tjetër individ me të cilin Trump kishte kontakte kishte testuar pozitiv për coronavirus. Ky individ është Nestor Forster, i ngarkuari i Brazilit në Uashington, i cili testoi pozitiv të premten, sipas Ambasadës braziliane.

Conley tha që Trump kishte kaluar më shumë kohë në afërsi të Forster-it, por "të gjitha ndërveprimet kanë ndodhur para çdo fillimi të simptomave". /Telegrafi/