Mjekja zgjohet me një lakuriq nate në fytyrë, kafsha tentonte t’i hynte në gojë
Një mjeke nga Virxhinia ka përjetuar një situatë të pazakontë, pasi u zgjua në shtëpinë e saj dhe kuptoi se një lakuriq nate ndodhej në fytyrën e saj dhe tentonte t’i hynte në gojë.
Dr. Krista Edelman nga Richmond, tregoi se gjithçka nisi nga një ëndërr në të cilën një mi i vogël po përpiqej t’i hynte në gojë.
Kur u zgjua, ajo ndjeu diçka në gojë dhe e kapi me dorë.
Vetëm atëherë kuptoi se kishte kapur një lakuriq nate.
“Ulërita dhe vazhdimisht thosha: Ka një lakuriq nate në gojën time”, tregoi Edelman.
Bashkëshorti i saj u zgjua nga britmat dhe arriti ta kapte lakuriqin. Më pas, mjekja shkoi në urgjencë.
Mjeku Adam Landsee tha se Edelman bëri gjënë e duhur duke kërkuar menjëherë ndihmë, edhe pse nuk besonte se ishte kafshuar.
Sipas tij, dhëmbët e lakuriqëve janë shumë të vegjël dhe një pickim mund të mos vihet re.
Për shkak të rrezikut të tërbimit, mjeku këshilloi që çdo person që zgjohet në një dhomë me një lakuriq nate ta marrë situatën seriozisht dhe të kërkojë trajtim mjekësor.


