Please enter at least 3 characters.

Mjegulla nuk çrregullon orarin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

2016/01/fillojn-euml-ikjet-ilegale-edhe-nga-aeroporti-i-prishtin-euml-s_hd.jpg

Ulja e temperaturave në vend, ka bërë që edhe mjegulla të përfshijë Kosovën.

Por, pavarësisht kësaj, kjo gjë nuk ka ndikuar në orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës "Adem Jashari".

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka bërë të ditur për Telegrafin se fluturimet janë realizuar me kohë, ndërkaq sot vetëm tri fluturime ka pasur vonesa.

"Ka pasur vonesa në tri fluturimet e para në mëngjes, ndërkaq asnjë fluturim nuk është anuluar", ka thënë Gara. /Telegrafi/