Please enter at least 3 characters.

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

2024/09/fb75a427-1db5-40c9-bf01-9f4e5da45b8f.jpeg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar së fundmi përmes një poezie me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Përmes vargjeve të kësaj poezie, deputetja Musliu ironizon me veprimet e fundit të Qeverisë në veri të vendit.

Kujtojmë se më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.

Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Poezia e Musliut kushtuar Sveçles e Krasniqit:Mitrovicë a i pe dy trimaMitrovicë  a të rroku shungullimaA i pe oj në pritëNë luftën qe su ndanëNënë plumbat e armikutSveçla e Elbertikëta dy trima partizanMitrovicë a ndieve mojDy trima dy herojMe ty o flamurtarNën yllin çlirimtar./Telegrafi/