Please enter at least 3 characters.

Misteri i fustanit që e veshi Lady Gaga në Golden Globes dhe nxjerrja në ankand

2019/11/LadyGagaGlobes-3.jpg
204:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 06: Lady Gaga attends the 76th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 6, 2019 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Fustani Valentino Haute Couture, të cilin Lady Gaga e kishte veshur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, është tërhequr nga ankandi vetëm disa minuta pasi arriti çmimin prej 19.000 dollarësh.

Zëdhënësi i shtëpisë së ankandit e ka konfirmuar lajmin për tërheqjen e fustanit, ndërsa dizajneri Pierpaolo Piccoli asnjëherë nuk e kishte konfirmuar autencitetin e fustanit, teksa rastin nuk e ka komentuar as Lady Gaga.

Në ndërkohë, ka pasur thashetheme se fustani është vjedhur. Mirëpo, policia i ka hedhur poshtë pretendimet për vjedhje.

Lady Gaga (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver

Ngjarja për këtë fustan është mjaft interesante, duke qenë se atë e kishte gjetur në dhomën e hotelit Beverly Hilton një punëtore (e quajtur Sara) derisa po e pastronte dhomën, një ditë pas ceremonisë së Golden Globes.

Ajo e kishte vënë fustanin në pjesën 'të humbur dhe të gjetur'. Mirëpo, duke qenë se pas tetë orësh askush nuk e kishte kërkuar, fustani është bërë pronë e saj, prandaj e ka nxjerrë në ankand.

Lady Gaga (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Sara ka thënë se fustanin ia kishte dhuruar vet Lady Gaga, por nuk ka dëshmi për këtë gjë dhe njëherësh fustani nuk ka ndonjë shenjë që dëshmon se është fjala për origjinalin.

Shtëpia e ankandit ka nisur një hetim të brendshëm, pas të cilit do të vendoset nëse fustani do të rikthehet në ankand. /Telegrafi/