Please enter at least 3 characters.

Miriami “e bindur” se Elhaida do të shkëlqejë

2016/01/miriami-n-euml-vendin-e-tret-euml-t-euml-top-list-euml-s-s-euml-gjermanis-euml_hd.jpg

Miriam Cani i ka dhënë një mbështetje publike përfaqësueses së Shqipërisë në Eurosong, Elhadia Dani.

Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dëshiruar suksese Elhaidës, për të cilën është e bindur se do të shkëlqejë dhe do ta nderojë Shqipërinë.

“Të uroj nga zemra suksese Elhaida Dani. Jam e bindur që do shkëlqesh dhe do të nderosh Shqipëri me zërin tënd magjik. Shijojeni këtë moment për të cilin keni punuar gjithë këto muaj kaq fort. Ju dërgoj puthje dhe përqafime pa fund“, ka shkruar ajo. /Telegrafi/