Please enter at least 3 characters.

Miratohet Rregullorja e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Krasniqi: Forcojmë sigurinë dhe privatësinë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas përfundimit të procesit të konsultimit publik.

Sipas Krasniqit, ky dokument përmbush një obligim që buron nga legjislacioni në fuqi dhe përcakton procedurat organizative dhe teknike për përpunimin e të dhënave personale të të punësuarve në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Me nënshkrimin e këtij dokumenti, riafirmoj përkushtimin e MAPL-së për zbatimin e obligimeve ligjore, mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e sigurisë së informacionit, transparencën institucionale dhe respektimin e privatësisë së zyrtarëve dhe qytetarëve”, ka deklaruar Krasniqi.

Ministri ka bërë të ditur se rregullorja e plotë është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. /Telegrafi/