Please enter at least 3 characters.

Ministrja Artane Rizvanolli deklaron se ka mbi 190 mijë euro kursime dhe banesë të dhuruar nga prindërit

2021/06/Ministrja-Artane-Rizvanolli-dhe-menaxhmenti-i-ndermarrjes-Kosova-Thengjilli-raportojne-para-Komisionit-per-Ekonomi-Industri-Ndermarresi-dhe-Tregti-foto-Ridvan-Slivova-12.jpg

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli thotë se ka mbi 190 mijë euro kursime në bankat komerciale, ndërsa për sa i përket pasurisë së patundur ajo tregon se posedon një banesë, e cila është e dhuruar nga prindërit.

Kështu thuhet në formularin e deklarimit të pasurisë të vetë ministres Rizvanolli në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Telegrafi.

Në deklarim, ajo thotë se banesa prej 91.8 metër katrorë në vlerë prej 75 mijë euro është e dhuruar nga prindërit.

Rizvanolli thotë se posedon një veturë Renault Kadjar në vlerë prej 18 mijë euro.

Po ashtu, ajo në formularë të AKK-së thotë se ka 0.41 për qind aksione në Kolegjin Riinvest, ku dhe është ligjëruese.

Nga paratë e gatshme, Rizvanolli thotë se ka 191 mijë e 456 euro të kursyera në emër të vetin dhe të bashkëshortit.

Për sa i përket të hyrave vjetore, ministrja thotë se ka mbledhur mbi 32 mijë euro në emër të pagave dhe mëditjeve. /Telegrafi/