Ministria e Arsimit kritikohet për parregullsi
Zyrtarë të AAK-së kërkuan shfuqizimin e disa vendimeve që kanë të bëjnë me regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës. Konkursi i shpallur për pranimin e studentëve të rinj për vitin shkollor 2010/2011 është njëri nga shembujt që përdorin zyrtarë të AAK-së për të kritikuar politikat e Ministrisë së Arsimit.
Jonuz Salihaj kryetar i komisionit për arsim në AAK ka thënë
se Ministria e Arsimit ndërhyn në të gjitha njësitë akademike e madje edhe në senat.“Senati i Universitetit që është organ që vendos për këtë çështje ka raportuar se i ka 10 mijë deri në 11 mijë vende të lira për studentë dhe ju po ashtu e dini se konkursi është shpallë gati për 18 mijë vende. Kjo është një rritje për 80% më e lartë që padyshim nuk i kontribuon cilësisë që zoti Enver Hoxhaj (ministër i Arsimit) flet vazhdimisht për cilësinë”.
Hapja e Universitetit Publik të Prizrenit dhe akreditimi i universiteteve është një tjetër çështje që përmend Salihaj.
“Ndodh që hapet një universitet i ri (Universitet i Prizrenit) dhe ministri me një vizitë atje dyfishon numrin e studentëve nga 600-1200 po ashtu nuk respektohen ligjet, bile ministri thotë se shumë shpejt do të akreditohet ai universitet. Si mund të akreditohet një universitet pa vlerësim të cilësisë, pa ia filluar ende punës”.
Salihaj ka ftuar Kuvendin e Kosovës, si themelues të Universitetit të Prishtinës, që të ndërhyjë në ligjshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë. /rtk/Telegrafi/


