Please enter at least 3 characters.

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rezervat energjetike të Ukrainës do t'i mbijetojnë dimrit pavarësisht sulmeve të mundshme

2023/08/1-105.jpg
332:"FILE - Ukrainian soldiers fire toward Russian position on the frontline in Zaporizhzhia region, Ukraine, Saturday, June 24, 2023. Battles are also raging along the southern front in Zaporizhzhia, where Ukrainian forces are making minimal gains and coming up against formidable Russian fortifications. (AP Photo/Efrem Lukatsky, File)
14:"Efrem Lukatsky

Përpjekjet e Ukrainës sa i përket krijimit të rezervave të karburantit ka të ngjarë t'i mbijetojnë dimrit, pavarësisht presioneve të vazhdueshme të luftës, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Raporti më i fundit nga Ministria e Mbrojtjes thotë se Kievi ka mobilizuar në mënyrë efektive sektorin e tij të minierave, për të ruajtur prodhimin dhe për të siguruar një furnizim të qëndrueshëm të qymyrit që mund të mbajë funksionimin e termocentraleve dhe ngrohjes, transmeton Telegrafi.

"Ka gjithashtu rezerva të konsiderueshme gazi në rezervë”, shtoi raporti i ministrisë.

Rrjeti elektrik i Ukrainës i mbijetoi një sulmi të pamëshirshëm bombardimi dimrin e kaluar, i cili la miliona përkohësisht pa energji elektrike.

“Sulmet ka të ngjarë të vazhdojnë këtë dimër, por Kievi ka fuqinë punëtore të aftë dhe ekspertizën e nevojshme për të mirëmbajtur rrjetin e tij elektrik”, tha ministria britanike në një raport. /Telegrafi/