Please enter at least 3 characters.

Ministri i Kulturës thotë se Kosova së shpejti do të jetë pjesë në Euroimage

2018/05/Euroimages.jpg

Gjatë qëndrimit në Festivalin e Kanës, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga fondi më i madh evropian i filmit, Eurimages.

Sipas lajmit të postuar në faqe të Ministrisë, Gashi është takuar me drejtorin e Eurimages, Roberto Ola, me të cilin bisedoi për procedurat e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë.

Eurimages është fondi i Këshillit të Evropës për bashkëprodhimin, shpërndarjen, ekspozimin dhe digjitalizimin e veprave kinematografike evropiane.