Please enter at least 3 characters.

Mimoza Ahmeti si Lady Gaga, merr vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe performancën me "Poker Face"

Foto: Ferma VIP/YouTube

Spektakli i së premtes në “Ferma VIP” u shoqërua me një atmosferë ndryshe nga zakonisht, pasi banorët sollën për publikun disa performanca të përgatitura prej tyre, duke e kthyer mbrëmjen në një show me këngë, humor dhe interpretim skenik.

Mes performancave të realizuara nga banorët, njëra që mori veçanërisht shumë vëmendje ishte ajo e shkrimtares Mimoza Ahmeti. Ajo e nisi performancën me një koreografi në stilin e Lady Gaga, nën ritmet e hitit të njohur “Poker Face”.

E veshur dhe kuruar me një pamje që sillte në mendje estetikën e artistes amerikane, Mimoza Ahmeti arriti të bëjë për vete publikun, duke sjellë një moment argëtues që shkaktoi reagime dhe të qeshura te shikuesit.

- YouTubeyoutu.be

Performanca e saj u komentua menjëherë edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e spektaklit e cilësuan si një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes, për shkak të mënyrës së interpretimit dhe guximit për të hyrë në një rol krejtësisht të ndryshëm.

Mimoza Ahmeti, e cila përgjatë këtij edicioni është shndërruar në një nga banoret më të përfolura të “Ferma VIP”, duket se edhe kësaj here arriti ta mbajë vëmendjen mbi vete, duke e kthyer performancën në një nga pikat kulmore të spektaklit. /Telegrafi/