Milot Rashica i shënon gol të bukur Leverkusenit
26/10/2019
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar golin e radhës në Bundesliga.
Werder Bremen është duke barazuar 1-1 në udhëtim te Bayern Leverkuseni në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në kampionatin gjerman.
Barazimi i Bremenit vjen falë yllit vushtrrias, Milot Rashica, i cili realizoi një gol fantastik.
Rashica ka shënuar një gol të bukur në minutën e 40-të për të barazuar rezultatin në 1-1, pasi skuadra e tij ishte në disavantazh.
Ky ishte goli i katërt për yllin e Kosovës deri më tani në këtë sezon në Bundesliga. /Telegrafi/


