Please enter at least 3 characters.

Milner: Messi të bën të dukesh si budalla

2019/10/JamesMilnerLionelMessi-1.jpg
292:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: James Milner of Liverpool argues with Lionel Messi of Barcelona after a challenge during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, u la në hije nga Lionel Messi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, mirëpo mesfushori anglez ka fjalë të mira për superyllin e Barcelonës.

Klubi nga Liga Premier pësoi me rezultat 3-0 në Camp Nou (por e përmbysi rezultatin në ndeshjen kthyese), ndërsa Milner i ka vënë në pah cilësitë e argjentinasit.

"Sfida e parë nuk ishte rezultat i drejtë i lojës në fushë, por futbolli nganjëherë nuk është i drejtë", ka thënë 33-vjeçari për BT Sport.

James Milner dhe Lionel Messi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Pastaj është ai njeri (Messi) në skuadrën tjetër, është vështirë të vraposh aq shpejt me këmbë të mbyllura dhe ai mund të të bëjë të dukesh si budalla".

"Mirëpo, duke ditur se çfarë gjuajtje të lirë shënoi, se çfarë lojtari është, atëherë gjithmonë do të jetë vështirë", ka shtuar Milner. /Telegrafi/