Militao prezantohet si lojtar i Real Madridit
Eder Militao është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit.
Mbrojtësi brazilian që është njëri ndër transferimet e para të Los Blancos, nuk është prezantuar deri më sot (10 korrik), pasi ishte në Kupën e Amerikës.
Skuadra madrilene e transferoi Eder Militao në muajin qershor nga Porto për 50 milionë euro, e që ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025.
Marrëveshja u arrit pasi që u zgjodhën problemet me pagesën në drejtim të Sao Paulos, e cila kishte në pronësi një pjesë të kontratës së lojtarit.
Roli i tij primar në fushë është qendërmbrojtës, por mund të luajë si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendre.
21-vjeçari brazilian është transferimi i pestë i Los Blancos këtë edicion pas Luka Jovic, Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Rodrygo. /Telegrafi/


