Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit
02/09/2024
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën me shumë gjasë te skuadra e Al Ittihad në Arabinë Saudite. Për sa i përket shifrave të transferimit bëhet fjalë për një huazim me vlerën 1.2 milion euro dhe me të drejtë blerje për 5 milionë euro. Mbrojtësi shqiptar që ishte pjesë e Lokomotivës së Moskës, do të luajë së bashku me disa kampionë si N’Golo Kante, Karim Benzema e shumë të tjerë.
Mitaj do të ketë trajner te skuadra arabe, një emër të njohur të futbollit botëror, si francezi Lauren Blanc. /Telegrafi/


