Please enter at least 3 characters.

Milani planifikon oferta për Benzeman, Dzekon dhe Belottin

2018/05/Milan1.jpg
264:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 22: The players of the AC Milan celebrate a victory at the end of the UEFA Europa League Round of 32 match between AC Milan and Ludogorets Razgrad at the San Siro on February 22, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani ka etiketuar dy sulmuesit e njohur, Karim Benzema dhe Edin Dzeko si përforcime ideale për sezonin e ri.

Rossonerët janë drejt fundit të edhe një sezoni të dështuar në Serie A dhe Ligë të Evropës.

Kështu, drejtuesit e klubit edhe përkundër shpenzimeve të mëdha në verën e 2017, nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Edhe vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për skuadrën nga San Siro, e cila kërkon përforcime të reja për të pasur një skuadër edhe më konkurruese.

Karim Benzema (Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani ka plane ambicioze për të bërë oferta për lojtar të kalibrit të lartë në sulm.

Edin Dzeko (Getty Images)

Andrea Belotti (Getty Images)

Benzema i Real Madridit, Dzeko i Romës dhe Andrea Belotti i Torinos janë lojtarët që pëlqehen shumë dhe pritet të bëhen oferta në drejtim të tyre.

Klubi ka shënjestruar përforcimin e sulmit me një lojtar të ri dhe këta sulmues janë kryesorët në listën e dëshirave.

Por, Milani fillimisht duhet të shes futbollistë për të rregulluar buxhetin, me Nikola Kalinic, Carlos Bacca, M’Baye Niang, Luca Antonelli, Ignazio Abate dhe Gustavo Gomez që i kanë dyert e hapura dhe pritet të largohen në verë. /Telegrafi/