Milani në kërkim të talentëve kosovarë
23/07/2012
Ky kamp sportiv organizohet nën iniciativën e “Taçi Oil International”, kompani e cila ka sjellë edhe zyrtarë të gjigantit të futbollit italian Milan, për të përcjellë talentët kosovarë.
Kampi do të zgjasë pesë ditë dhe të premten, në ditën e mbylljes, do të zgjidhen pesë talentët më të mirë të cilët në fund të vitit do të udhëtojnë në San Siro, në një kamp tjetër të organizuar nga Milani ku marrin pjesë edhe të përzgjedhur nga kampe të tjera në gjithë botën.
Në Milan Junior Kamp në Mitrovicë do të marrin pjesë rreth 200 fëmijë, të cilët nga Taçi Oil International” janë pajisur me fanellat dhe çamtat e Milanit.


