Please enter at least 3 characters.

Milani i ofron kontratë të re Donnarummas

2019/06/Donnarumma11-e1561617117197.jpg
122:"during the serie A match between AC Milan and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on February 18, 2018 in Milan, Italy.
13:"Claudio Villa

Milani thuhet se i ka ofruar portieri italian, Gianluigi Donnarumma, një kontratë të re, por me vlerë aktuale me pagë prej 6 milionë euro në vit.

Kontrata e portierit me Milanin skadon në qershor të vitit 2021 dhe CEO, Ivan Gazidis, ka filluar punën për ta blinduar portierin ose ta largojë në këtë afat që po vije për të mos e humbur falas verën e ardhshme.

La Gazzetta dello Sport shkruan se kuqezinjtë i kanë ofruar portierit një pagë prej 6 milionë euro në vit, aq sa e ka, pasi bisedimeve me agjentin Mino Raiola që i kishin më parë.

Donnaruma në Prishtinë në ndeshje ndaj Feronikelit (Foto: Rdivan Slivova/Telegrafi)

Pritet që Gazidis të ulë pagat në Milan, por mund të bëjë një përjashtim për ta mbajtur portierin 21-vjeçar.

Bisedimet janë duke vazhduar dhe Milani është i përgatitur për të vazhduar me të njëjtat kushte me Donnarumman. /Telegrafi/