Milani dështon ta kalojë Interin (Video)
06/03/2016
Milani ka humbur si mysafirë i Sassuolos me rezultat 2-0.
Ishte një lojë me raste nga të dy anët, por vendasit ishin skuadra konkrete para portës.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 27-të nga Alfred Duncan, i cili me një gol të bukur i dha epërsinë Sassuolos dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Ndërsa goli i sigurisë erdhi nga Nicola Sansone në minutën e 71-të.
Sassuolo nga minuta e 76-të ishte me një lojtarë me pak, por arriti të mbajë portën e paprekur deri në fund, edhe përkundër sulmeve të Rossonerëve.
Aktualisht Milani mbanë pozitën e gjashtë me 47 pikë, dy më pak se Interi një pozitë më lartë. Ndërsa Sassuolo vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë. /Telegrafi/


