Please enter at least 3 characters.

Milani barazon me Atalantan, siguron kualifikimet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës

2018/05/Franck-Kessie-e1526234977289.jpg
126:"during the serie A match between Atalanta BC and AC Milan at Stadio Atleti Azzurri d'Italia on May 13, 2018 in Bergamo, Italy.
13:"Marco Luzzani

Milani nuk arriti ndaj Atalantas më shumë se një barazim 1-1 në stadiumin Atleti Azzurri d'Italia.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por nuk u treguan konkret para portës kundërshtare.

Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa shansin më të mirë e kishte Bryan Cristante në minutën e 41-të. Goli i vetëm në takim erdhi nga Franck Kessie në minutën 60-të.

(Foto: Getty Images)

Në vazhdim të dy skuadrave iu përjashtua nga një lojtar, për vendasit ishte Rafael Toloi (64'), kurse për mysafirët Riccardo Montolivo (75'). Në minutat e fundit Atalanta tentoi disa herë për golin dhe e gjeti në minutën e 91-të, autor Andrea Masiello.

Pas këtij barazimi Milani vazhdon në vendin e gjashtë me 61 pikë, kurse Atalanta një pikë më pak në vendin e shtatë.

(Foto: Getty Images)

Në xhiron e fundit në Serie A, Milani luan ndaj Fiorentinës, kurse Atalanta ndaj Cagliarit.

Pas këtij barazimi kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimet për fazën e grupeve në Ligën e Evropës, por i duhet fitorja për të luajtur drejt e në grupe.

Atalanta shpreson që Milani të humbas, ose të barazojë dhe ata të fitojnë dhe kështu të shkojnë direkt në fazën e grupeve pas një fitore të mundshme të tyre. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6jg2ak