Milan po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja
20/07/2025
Pas transferimit të Samuele Ricci dhe Luka Modric, Milan po shtyn për të finalizuar transferimet e Pervis Estupinan, Marc Pubill dhe Ardon Jashari. Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë në garë me kohën për të përfunduar edhe tre përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimeve të Riccit dhe Modricit.Milani ka qenë në bisedime për një tjetër mesfushor qendror,Ardon Jashari nga Club Brugge dhe dy mbrojtës krahu: Pervis Estupinan nga Brighton (mbrojtës i majtë) dhe Marc Pubill nga Almeria (mbrojtës i djathtë).Sipas Gazzettas, Brighton kërkon 23 milionë euro për Estupinan, ndërsa Milani ka paraqitur tashmë dy oferta, e dyta në vlerën e 15 milionë eurove.


