Milaim Zeka thotë se Rrahim Pacolli e bllokoi marrëveshjen mes AKR-së e PAN-it
28/08/2017
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se një marrëveshje në mes të Aleancës Kosova e Re me koalicionin PAN ishte gati, porse atë e bllokoi, Rrahim Pacolli.
Zeka ka zbuluar se Rrahim Pacolli, familjar i Behgjet Pacollit, që është kryetar i Aleancës Kosova e Re, e ka bllokuar marrëveshjen në momentet e fundit.


