Please enter at least 3 characters.

Mikel Merino arrin në Londër - fillimisht testet mjekësore, pastaj nënshkrimi me Arsenalin

2024/08/Screenshot-2024-08-23-183020.png

Mesfushori spanjoll Mikel Merino ka arritur në Londër, duke i hapur rrugën transferimit të tij të shumëpritur te Arsenali. 28-vjeçari mbërriti në aeroport pasi u nis nga San Sebastian, duke sinjalizuar fazat e fundit të transferimit të tij në klubin e Ligës Premier.Arsenali do të paguajë një tarifë fillestare prej 33 milionë euro, plus 5 milionë euro shtesë në formë bonusesh, për të siguruar shërbimet e Merinos.

Mesfushori do të bëhet nënshkrimi i tretë i këtij afti kalimtar për  Topçinjtë, pasi e bleu përfundimisht portierin David Raya nga Brentford dhe ardhjes së Riccardo Calafiori nga Bologna.Merino tashmë pritet t'i nënshtrohet një kontrolli mjekësor, një procedurë standarde në procesin e transferimit.Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me opsion për një vit shtesë, duke forcuar mesfushën e klubit të Londrës së Veriut. /Telegrafi/