Mikel Arteta ka dy armë sekrete për ta bindur Xavi Simons t’i bashkohet Arsenalit
Chelsea mund t’ia prishë Arsenalit interesimin afatgjatë për yllin e Leipzig, Xavi Simons, por ‘Topçinjtë’ kanë dy armë të fshehta për të fituar garën ndaj rivalëve të tyre nga Londra për holandezin. Pas fitores në Kupën e Botës për Klube, Chelsea është në proces të rindërtimit të skuadrës, duke shtuar tashmë Liam Delap dhe Joao Pedro këtë verë. Noni Madueke ndërkohë është bashkuar me Arsenalin, ndërsa disa lojtarë të ekipit të parë si Raheem Sterling, Joao Felix dhe Ben Chilwell pritet të largohen.Skuadra e Enzo Maresca po kërkon të përforcohet më tej, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, dhe Simons është bërë objektiv i ri këtë javë.Raportet thonë se Simons dëshiron të largohet nga Leipzig pasi klubi nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm, dhe ai mund të jetë i disponueshëm për më pak se 60 milionë euro.


