Please enter at least 3 characters.

Microsoft do ta shuajë Internet Explorer

2016/01/microsoft-do-ta-shuaj-euml-internet-explorer_hd.jpg

Në ndërkohë, bizneset rivale si Firefox dhe Chrome kanë filluar të merren me kërkesat e përdoruesve, dhe për këtë janë bërë shumë më të famshëm sesa Internet Explorer e Microsoft.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se Internet Explorer nuk është i famshëm si shfletues i internetit. Por gjërat pritet të ndryshojnë së shpejti, edhe në këtë drejtim.

Për ta parandaluar këtë trend, Microsoft ka vendosur që ta shuajë shfletuesin e saj - Internet Explorer.

Projekti i ri i Microsoft për shfletimin e uebit i quajtur Project Spartan pritet të jetë zëvendësuesi i Internet Explorer.

"Ne tani jemi duke bërë hulumtim se si do të jetë emri ose marka e re e shfletuesit tonë e cila do të bazohet në Windows 10," tha shefi i marketingut në Microsoft, Chris Capossela, gjatë një prezantimi të bërë dje. (Telegrafi)