Please enter at least 3 characters.

Mickoski: Në Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia

hristijan mickoski
hristijan mickoski
hristijan mickoski

Kryeministri, Hristijan Mickoski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve në Kuvend, theksoi se në Ligjin për përfaqësim të drejtë, përqindjet nuk janë të rëndësishme, por cilësia, dhe për këtë arsye pret mbështetje nga të gjithë deputetët.

Ai gjithashtu tha se shteti ndërtohet kur mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa në lidhje me provimin e jurisprudencës, ai tha se të gjithë kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare, por dikush po përpiqet të krijojë konflikt etnik aty ku nuk ekziston, duke dhënë kështu një shembull të keq.

"Lidhur me provimin e jurisprudencës, nëse e keni lexuar ligjin, do të lexoni aty se provimi nuk rregullohet me ligj se në cilën gjuhë do të jepet, por atë e rregullon ministri, sa ministra drejtësie ishin nga koalicioni që ju mbështesni, pse nuk e rregulluan? Sepse jeni hipokritë, sepse jeni patriotë nga Ali Express kur jeni në opozitë, dhe në qeveri promovoni eko-axhenda të gjelbra, në opozitë doni të krijoni konflikt etnik aty ku nuk ka", tha kryeministri Mickoski, duke iu përgjigjur deputetit të Frontit Evropian, Skender Rexhepi./Telegrafi/