Please enter at least 3 characters.

​Meta: Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt

2020/06/Ilir-Meta-ndan-dekorata-per-njesitet-e-kerkim-shpetimit-te-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-31.jpg

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Meta në një postim në rrjetin social Facebook falënderon për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ai thekson se sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret.

“Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Falënderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat  e Shëmrisë”, shkruan Meta. /Telegrafi/