Please enter at least 3 characters.

Mësuesi lëndon nxënësin në ballë, me arsyetimin padashje dhe se e ka qetësuar të mos grindet me shokun e tij (Foto)

2017/03/Klasa-780.jpg

Nxënësi 7-vjeçar është lënduar në ballë si pasojë e shtyerjes në murin e klasës në shkollën fillore 'Vasill Gllavinov' në Veles, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëna e 7-vjeçarit tha se mësuesi e ka goditur fëmijën në arsyetimin dhe përpjekjen për t'i ndarë nga shoku tij me të cilin qortoheshin, ku djali është goditur në mur dhe e ka lënduar ballin.

Drejtoresha e shkollës tha se rasti duhet të shqyrtohet dhe se mësuesi ishte përgjegjës dhe i vetëdijshëm. /Telegrafi/