Please enter at least 3 characters.

Messi shënon prej penaltisë kundër Bolivisë (Video)

2016/03/mesta.jpg

Pasi mposhti Kilin, Argjentina ka arritur të rrëmbej tre pik të reja për kualifikimet për botërorin ‘Rusia 2018’.

Të besuarit e trajnerit, Tata Martinos triumfuan kundër Bolivisë me rezultat 2:0.

Gabriel Mercado solli në epërsi skuadrën argjentinase në minutën e njëzet. Vetëm dhjetë minuta më vonë në listën e realizuesve u regjistrua edhe Lionel Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Argjentina gjendet në vendin e tretë të renditjet tabelore me 11 pikë. /Telegrafi/