Please enter at least 3 characters.

Messi shënoi dy gola për më pak se dy minuta me Argjentinën, i pari ishte i hatashëm pasi dribloi tre futbollistë

2019/06/Messi-Nicaragua.jpg
281:"SAN JUAN, ARGENTINA - JUNE 07: Lionel Messi of Argentina fights for the ball with Renato Punyed of Nicaragua during a friendly match between Argentina and Nicaragua at Estadio San Juan del Bicentenario on May 7, 2019 in San Juan, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi ka zhvilluar një super-ndeshje në përballjen e Kombëtares së Argjentinës me Nikaraguan.

Argjentina ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Nikaraguas në një ndeshje miqësore në zhvilluar në stadiumin San Juan del Bicentenario.

Më meritori për këtë fitore të kombëtares Albiceleste ishte ylli i Barcelonës, Messi, i cili shënoi dy gola.

Messi ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë sa luajti, duke shënuar dy gola për më pak se dy minuta.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjeti golin e parë në minutën e 37-të për 1-0, gol i cili ishte i hatashëm pasi dribloi disa futbollistë.

Festa e Messit me bashkëlojtarët pas golit të parë (Foto: Marcelo Endelli/Getty Images/Guliver)

Për 2-0, Messi shënoi një minutë më vonë nga afërsia pas një topi të kthyer nga portieri kundërshtari.

E gjithë Argjentina, por edhe Messi shpresojnë që kjo formë e yllit të Barcelonës me kombëtaren të zgjas dhe të arrijnë triumfin në Copa America. /Telegrafi/

https://twitter.com/I_AM_INEV1TABLE/status/1137165057484316674