Please enter at least 3 characters.

Messi: Ronaldo në një nivel me mua, shpresoj të shihemi në finale

2019/03/GettyImages-504563146.jpg
315:"ZURICH, SWITZERLAND - JANUARY 11: Lionel Messi of Argentina and FC Barcelona the winner of the Ballon d'or is congratulated byCristiano Ronaldo of Portugal and Real Madrid during the FIFA Ballon d'Or Gala 2015 at the Kongresshaus on January 11, 2016 in Zurich, Switzerland. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi e konsideron Cristiano Ronaldon në të njëjtin nivel me vetën, madje i mungon dikur rivali i tij i vjetër.

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka qenë gjithmonë në garë për Topin e Artë me Ronaldon në vitet e fundit.

"Ka shumë lojtarë të mirë tani. Neymar, Kylian Mbappé, Luis Suarez, Eden Hazard, secili prej tyre mund të bëhet më i miri në botë".

Ronaldo e Messi. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

"Nuk e kam përfshirë Cristiano Ronaldon në atë listë, sepse e konsideroj atë të jetë në të njëjtin nivel me mua”.

“Ishte bukur kur luaja kundër Ronaldos edhe pse ishte e vështirë dhe më ka shkaktuar vuajtje. Isha i zemëruar kur Real Madrid fitonte tituj”.

Ronaldo e Messi . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

“Do të ishte bukur nëse ai do të ishte ende këtu në Spanjë, por unë kam respekt të madh për Juventusin”.

“Ata duket se janë një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe tani janë edhe më të fortë me Cristiano. Shpresoj të shihmi në finale", ka thënë Messi për Radio 94.7 Club Octubre./Telegrafi/