Please enter at least 3 characters.

Messi përjashton largimin nga Barcelona

2020/02/Messi-Barca-e1581258574272.jpg
260:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 07: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the Liga match between FC Barcelona and RCD Mallorca at Camp Nou on December 07, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli argjentinas, Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona edhe përkundër problemeve të fundit.

Klubi katalunas ka duruar një javë mes turbullirave, pasi drejtori sportiv, Eric Abidal kritikoi publikisht lojtarët e ekipit.

Kapiteni i skuadrës, Messi, vendosi t’i reagojë Abidalit duke marr në mbrojtje veten dhe bashkëlojtarët e tij.

Pas kritikeve publike të ndërsjella në mes të javës, u shkaktuan shumë spekulime për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Pep Guardiola, Manchester City.

Sidoqoftë, Cityt i është thënë se ylli i Argjentinës po qëndron i vendosur dhe ata janë të gatshëm të ndalin interesin e tij për të.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Cityt i është thënë se Messi nuk e ka në plan të largohet nga Barcelona këtë verë dhe se ideja e tij është të pensionohet në Camp Nou.

Par përplasjes me Abidalin, Messi është mbështetur nga shumë njerëz të njohur të futbollit dhe ish-futbollistë të Barcelonës. /Telegrafi/