Please enter at least 3 characters.

Messi: Për sa kohë ka një shans, një fije shprese, ne lutemi për Salan  

2019/01/messi-sala-1.jpg

Ylli i madh argjentinas, Lionel Messi është bashkuar me korin në rritje të zërave që kërkojnë vazhdimin e kërkimeve për sulmuesin e zhdukur, Emiliano Sala.

Misioni i shpëtimit deklaroi të premten se do të ndal kërkimet pas tri ditësh punë, me sulmuesin e Cardiff Cityt dhe pilotin që supozohet të jenë të vdekur.

Familja e lojtarit ka bërë thirrje që kërkimi të rifillojë, pasi ata ende besojnë në gjetjen e familjarit të tyre.

Shumë figura të njohura të sportit kanë dalë në përkrahje të familjes së sulmuesit argjentinas, i cili vetëm ditën para vdekjes zyrtarizoi transferimin te Cardiffi.

I fundit që i është bashkuar thirrjes për rifillimin e kërkimeve për Sala është ylli i Barcelonës, Messi.

"Për sa kohë që ka një shans, një fije shprese, ne kërkojmë dhe lutemi që mos të ndalen kërkimet për Emilianon".

"E gjithë forca ime shkon në mbështetjen e familjes dhe miqve të tij. Lutuni për Sala", ka shkruar Messi në Instagram.

Ndryshe, zhdukja e sulmuesit argjentinas së bashku me pilotin e tij ka prekur shumë të gjithë spektrin futboll-dashës. /Telegrafi/