Messi i shënon edhe një gol të bukur nga distanca Mallorcas
07/12/2019
Lionel Messi ka shënuar edhe golin e dytë individual në takimin ndaj Mallorcas të vlefshëm për javën e 16-të në La Liga.
Pas golit të parë nga distanca në minutën e 17-të, ylli argjentinas ka shënuar edhe një gol tjetër të bukur.
Messi u tregua 'vrasës' edhe në minutën e 41-të duke shënuar për 3-1.
Ky gol i kapitenit të Barçës erdhi nga një distancë rreth 18 metra.
Goli i Messit erdhi pas asistimit të Ivan Rakitic. /Telegrafi/


