Please enter at least 3 characters.

Messi dhe Dembele marrin pjesë në stërvitje, mund të luajnë kundër Interit

2019/09/LionelDembele-2-e1569851559648.jpg
312:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 22: Ousmane Dembele of Barcelona celebrates with teammates Lionel Messi and Luis Suarez after scoring his team's first goal during the La Liga match between FC Barcelona and RC Celta de Vigo at Camp Nou on December 22, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele kanë arritur që ta kompletojnë seancën stërvitore të të hënës, së bashku me lojtarët tjerë të Barcelonës.

Kjo lë të kuptohet se dy lojtarët mund të jenë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Interit.

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Njësoj sikurse edhe i lënduari tjetër, Ansu Fati, futbollistët e fazës ofensive nuk luajtën në fitoren prej 2-0 kundër Getafes.

Katalunasit do të zhvillojnë edhe një seancë tjetër stërvitore të martën, ashtu që trajneri në bashkëpunim me stafin mjekësor, do të vendosë nëse ata janë të gatshëm të luajnë kundër Nerazzurrëve.

Ndryshe, në stërvitjen e të hënës janë përfshirë edhe disa lojtarë të ekipit B, si Inaki Pena, Guillem Jaime, Chumi, Oscar Mingueza, Ferran Sarsanedas dhe Carles Perez. /Telegrafi/