Please enter at least 3 characters.

Mësohet sa kushtoi veshja e Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror

2018/07/push-e1531950628381.jpg
259:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Artists Era Istrefi and Nicky Jam perform during the Closing Ceremony prior to the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Era Istrefi arriti t'i bëjë krenarë të gjithë shqiptarët me paraqitjen e saj në finalen e Kampionatit Botëror.

Ajo këndoi krahë Will Smith dhe Nicky Jam këngën përcjellëse të Kampionatit, "Live it up".

Përveç interpretimit, Era u pëlqye edhe për dukjen e saj, të cilën ua kishte besuar stilistëve të "Louis Vuitton".

Duke qenë se figurat publike përfliten për paraqitjet e tyre, shpesh në opinion interes zgjon edhe fakti se sa shpenzojnë ata për veshjet.

Për paraqitjen e saj në natën finale të kampionatit Botëror, Era duket të ketë shpenzuar gjithsej 505 euro.

Këngëtarja kosovare u shfaq e veshur në pantallona bronzi të kombinuar me një gjysmë xhupi të po të njëjtës ngjyrë.

Faqja "What they wearin" ka sjell në detaje se sa ka kushtuar secila pjesë e kostumit të saj.

Era këto ditë ka publikuar edhe klipin e ri "Prisoner", të xhiruar në Xhamajka, teksa është pëlqyer dhe komplimentuar shumë për të kënduarën e saj në stilin reggae. /Telegrafi/