Mesazh i fuqishëm i Ermal Fejzullahut për Almirin e vogël (Foto)
02/07/2016
Këngëtari Ermal Fejzullahu e ka përjetuar rëndë vdekjen e djalit katërvjeçar nga Kumanova.
Almir Aliu, djaloshi i vogël nga Kumanova u shkel qëllimshëm nga një maqedonas i cili tentoi të mbyste gjithë familjen e vogëlushit.
Ky akt i rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Maqedoni dhe ka nxitur hidhërim të madh te shqiptarët, shkruan Telegrafi.
Mos e humb - Të gjitha detajet rreth rastit të Almir Aliut nga Kumanova LIVE në kohë reale nga Telegrafi Maqedoni
Rëndë e ka përjetuar edhe Ermal Fejzullahu, i cili ka lansuar një mesazh të fuqishëm duke dënuar aktin.
“Uroj të paguajë me gjak biri i shkinës që ja bëri këtë fëmijës së pafajshëm Almirit. Ngushëllime familjes”, ka shkruar Ermali.
Rasti tronditës tashmë ka tensionuar ndjeshëm sitautën mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, kurse varrimi i vogëlushit bëhet nga ora 17:00. /Telegrafi/


