Please enter at least 3 characters.

Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë

2024/06/Snapinsta.app_445730181_18442757527061077_2992598015381662375_n_1024-e1718870406596.jpg

Bes Kallaku ka publikuar një foto bashkë me vajzën e tij, Ajkën duke shkaktuar emocione të shumta tek ndjekësit e tij.

Postimi në Instagram, mori shumë komente pozitive nga përdoruesit e shumtë. Bashkangjitur, ai bëri edhe dedikimin emocionues për të bijën.

"Shpirti im ka diellin e syve të tu, veç ti m’i bën dritë errësirat e shpirtit!", shkroi këngëtari.

Foto: Bes Kallaku / Instagram

Ky postim emocionues vjen në mes të spekulimeve të shumta për marrëdhënien e tij me Xhensilën.

Për muaj të tërë është përfolur se dyshja i kanë dhënë fund martesës së tyre, por nuk kemi parë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë.

Ndarja e spekuluar ka qenë një temë e diskutuar shumë në muajt e fundit. Madje, sipas raportimeve, dyshja thuhet se kanë filluar procedurat për divorc.