Please enter at least 3 characters.

Mes raportimeve për prishje të raportit, DJ Dagz dhe Einxhel Shkira me dedikime ndaj njëri-tjetrit

2024/07/Screenshot_2-52.png

Gjatë këtyre ditëve u aludua shumë në mediat rozë për një prishje të raportit mes Einxhel Shkirës dhe DJ Dagz.

Kjo u tha pasi bukuroshja nga Shqipëria nuk i bëri një urim partnerit të saj me rastin e ditëlindjes.

Pavarësisht kësaj, dyshja duket se po vazhdojnë romancën e tyre me të njëjtin ritëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Prezantuesja ishte e pranishme së fundmi në festivalin Sunny Hill, ku performoi Dagz me PM.

Përveç stilit të veçantë, zeshkania mbante në qafë dhe një varëse me emrin, Dagz.

“Mbështetja ime më e madhe”, ka shkruar ai.

Shkira në anën tjetër sipër postimit ia ktheu: “Përgjithmonë”.

Çifti ka së bashku një djalë të quajtur, Trev. /Telegrafi/