Please enter at least 3 characters.

Mes problemeve të fundit, Noizy njofton koncertin e radhës

2024/08/Screenshot_6-5.png

Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, këto ditë ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të një përleshje në Pejë.

Ai u raportua se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Këngëtari 37-vjeçar nuk është lajmëruar akoma në polici dhe se po kërkohet intensivisht, madje është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve në lidhje me këtë rast.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti do të performonte në natën e sotme (e hënë) në Gjilan, por paralajmëroi se e ka anuluar koncertin.

Megjithatë, krijuesi i “OTR” ka njoftuar datën e një tjetër koncerti, i cili do të mbahet në Sarandë.

Nga ana tjetër pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë me Noizyn, meqë i është lëshuar edhe një flet-arrest.

Ai bashkë me Stresin kanë reaguar duke thënë se nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe se nuk e kanë prekur fare atë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram