Please enter at least 3 characters.

Mertens lidhur me transferimin në Kinë: Të presim fundin e sezonit dhe pastaj do të bisedojmë

2019/03/DriesMertens.jpg
232:"NAPLES, ITALY - MARCH 17: Dries Mertens of SSC Napoli celebrates the victory after the Serie A match between SSC Napoli and Udinese at Stadio San Paolo on March 17, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Superliga e Kinës mbetet një destinacion i preferuar për shumë futbollistë. Dries Mertens mund të ndjekë rrugën Marek Hamsik drejt shtetit të madh aziatik.

Sulmuesi belg ka edhe një vit kontratë me Napolin dhe në verë gjërat mund të ndryshojnë shumë, ndërsa vet lojtari nuk e përjashtoi këtë mundësi.

Ai ka thënë se nuk e di se çdo të ndodhë në fund të sezonit aktual, edhe pse synimi i tij është te qëndrojë deri në fund të kontratës me Napolin.

“Unë kam edhe një vit kontratë me Napolin dhe dua të qëndroj këtu”, ka deklaruar lojtari, transmeton KP.

Dries Mertens (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

“Por, është ende herët të flasim për të ardhmen time, të presim fundin e stinorit e më pas do të bisedojmë me drejtuesit e klubit”, ka shtuar ai.

Duke parë që 31-vjeçari nuk luan rregullisht, presidenti Aurelio De Laurentiis nuk do të refuzonte një ofertë që në verë për lojtarin, i cili do të përfitonte një pagë prej gjashtë apo shtatë milionë euro në sezon.