Please enter at least 3 characters.

Merita Koçinaj-Berisha emërohet prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në UP

2017/02/ndertesa-e-rektoratit-te-UP-se-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Merita Koçinaj–Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur të hënën.

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj - Berisha është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga viti 2002, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi Sociale dhe Statistikë Mjekësore. /Telegrafi/