Please enter at least 3 characters.

Mënyra si i huazon Tarantino skenat nga filmat tjerë

2019/09/QuentinTarantino1-e1569767184117.jpg
215:"TOKYO, JAPAN - AUGUST 26: Director Quentin Tarantino attends the press conference for the Japan premiere of 'Once Upon A Time In Hollywood' on August 26, 2019 in Tokyo, Japan. (Photo by Christopher Jue/Getty Images)
12:"Getty Images

Quentin Tarantino është një prej filmbërësve më të njohur dhe më të suksesshëm, i cili është vlerësuar ndër vitet për projektet e tij filmike.

Karriera e tij ka nisur në vitet e nëntëdhjeta, ndërsa pos si regjisor, ai është shfaqur edhe si aktor, ndërsa filmat e tij veçohen për mënyrën jolineare të tregimit të ngjarjeve, temat satirike, duke i dhënë estetikë dhunës, skena me dialog të zgjatur, përfshirjen e yjeve të njohura, bazimi në kulturën popullore dhe në filmat tjerë, si dhe muzikën interesante të bazuar në vitet e gjashtëdhjeta deri në të tetëdhjetat.

"Reservoir Dogs" (1992) është filmi i tij i parë duke vazhduar me "Pulp Fiction" (1994) dhe pastaj me "Jackie Brown" (1997).

"Kill Bill", Volume 1 (2003) dhe Volume 2 (2004) solli një mënyrë ndryshe të filmave të bazuar në traditën e kung-fusë, arteve marciale japoneze dhe horrorin italian.

Ai ka vazhduar me "Death Proof" (2007), "Inglourious Basterds" (2009), "Django Unchained" (2012), "The Hateful Eight" (2015), për ta mbyllur me filmin e tij të nëntë, "Once Upon a Time in Hollywood" (2019).

Megjithatë, në një përmbledhje që jua sjellim në videon e mëposhtme, shihet se Tarantino nuk është aq origjinal në filmat e tij, porse huazon skena nga filmat tjerë. /Telegrafi/