Please enter at least 3 characters.

Mënyra e thjesht për t’i larguar njollat nga atletet e bardha që të duken si të reja

2022/09/collage-3-scaled.jpg

Mund të jetë një dhimbje pasi të keni shpenzuar një pasuri për atletet tuaja të bardha, që ato të ndoten me njolla të rënda.

Dhe mund të jetë e lodhshme pasi pastroni vazhdimisht dhe nuk kthehen më kurrë në të bardhë. Megjithatë, fatmirësisht fansat e pastrimit shpesh përdorin rrjetet sociale për të zbuluar këshillat dhe metodat e tyre befasuese që mund të ndihmojnë në largimin e njollave.

Këshillat e tyre të bëra në shtëpi mund t'ju ndihmojnë gjithashtu t'ju shpëtojnë nga konsumimi i produkteve të shtrenjta për heqjen e njollave.

Shannen Ayling është një fanse e pastrimit që e bëri këtë kohët e fundit. Ajo pretendoi se arriti t'i kthente atletet në një ngjyrë të bardhë të ndritshme duke përdorur një truk të thjeshtë. Shannen vendosi atletet e saj në makinë larëse së bashku me dy tableta enëlarëse të cilat kushtojnë pak. Pastaj ajo shtoi gjithashtu një fletë Dr. Beckmann Glow White e cila kushton po ashtu pak.

Më pas ajo e vendos lavatriçen në 40 gradë për një orë e 17 minuta. Shannen më pas tregon rezultatet dhe shkruan: " Të pastra, të freskëta dhe të bardha përsëri".

Në seksionin e komenteve, ajo më pas shpjegoi se i la në dritare për t'i lënë të thaheshin natyrshëm.  /Telegrafi/