Mentor Mripa ka risjellë baladën e Agron Berishës (Video)
06/01/2016
Këngëtari Mentor Mripa ka publikuar videoklipin e këngës “Ëndërr”.
Është fjala për versionin e tij të hit-baladës së Agron Berishës me të njëjtin titull.
Kantautori i ndjerë, Berisha, kishte bërë muzikën dhe kishte shkruar tekstin e kësaj kënge, ndërsa orkestrimin e ka bërë Riza Dolaku.
Më poshtë mund ta dëgjoni edhe këngën origjinale. /Telegrafi/


