Please enter at least 3 characters.

Mentor Mazrekaj megjithatë nuk pensionohet, arrin marrëveshje me Llapin

2019/08/67783313_2342148609332160_7071706817285324800_n.jpg

Mentor Mazrekaj megjithatë nuk pensionohet, arrin marrëveshje me Llapin

Sulmuesi i njohur kosovar, Mentor Mazrekaj duket se i ka rënë pishman për vendimin e marrë ditë më parë.

Anësori nga Prishtina deklaroi ditë më parë se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.

Por duket se lojtari do të vazhdoj të luaj dhe tani në elitën e futbollit kosovar.

Telegrafi merr vesh se Mazrekaj ka arritur marrëveshje me skuadrën elitare Llapin.

Ai është takuar me trajnerin Tahir Batatina ku kanë arritur marrëveshje.

Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/