Please enter at least 3 characters.

Menduh Thaçi rizgjidhet kryetar i PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur sot Kongresin e IX-të, në të cilin Menduh Thaçi është rizgjedhur kryetar i partisë.

Në Kongres janë zgjedhur edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, ndërsa është miratuar edhe një rezolutë politike përmes së cilës riafirmohen qëndrimet e partisë lidhur me barazinë, përfaqësimin dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nga PDSH thonë se partia do të vazhdojë angazhimin politik dhe organizativ edhe në periudhën e ardhshme

Njoftimi i plotë i PDSH-së:

Sot, në një atmosferë demokratike dhe me përgjegjësi të lartë politike, u mbajt Kongresi IX i Partisë Demokratike Shqiptare, ku me besimin e delegatëve z.Menduh Thaçi u zgjodh Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, theksohet në komunikatën e PDSH-së.
Kongresi zgjodhi edhe anëtarët e Kuvendit Qendror, duke forcuar unitetin, organizimin dhe vazhdimësinë politike të partisë.
Në kuadër të Kongresit të IX të PDSH-së, u miratua edhe Rezoluta politike, e cila riafirmon angazhimin për barazi të plotë️, përfaqësim autentik, demokraci dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Partia Demokratike Shqiptare mbetet e vendosur në rrugën e saj për përfaqësim dinjitoz, transparencë dhe angazhim të vazhdueshëm politik️.